Ushtria amerikane zgjedh Android për smartphone

Ushtria amerikane zgjedh Android për smartphone.
Ushtria amerikane dëshiron që çdo ushtar të mbajë një smartphone me vete, për të qenë i lidhur. Nuk ka ende ndonjë program për këtë, por si përgjigje fillestare ka qenë që sistem operativ të jetë Android nga Google.

Një pajisje e tipit të këtillë, e quajtur Joint Battle Command Platform, e zhvilluar nga ndërmarrja jofitimprurëse MITRE, është duke u testuar. Sipas lajmërimit nga Ushtria, platforma e zhvillimit e quajtur Mobile/Handheld Computing Environment, do të lëshohet për krijuesit e aplikacionit në korrik.

Por deri atëherë, aplikacionet e parapara për këtë platformë do të ndërmarrin një varg veprimesh, që kanë të bëjnë me veprimet ushtarake. Në këtë platformë do të bëhet përfshirja e funksionit për vendosje në hartë, ngjashëm me llojet e këtilla që po zhvillohen nga industria e mbrojtjes për tabletat dhe smartphone-ët për ushtarë. Një program Blue Force Tracker do të mbajë informata se ku ndodhen forcat mike. "Critical messaging" do të shkëmbejë të dhëna të ndërlikuara si kërkesat për evakuim dhe raportim për terren

Ka ende pyetje që kanë nevojë të marrin përgjigje për këtë përpjekje të ushtrisë për smartphone, si për shembull: si të mbahen të dhënat të sigurta dhe si të përdoren pajisjet në mënyrë efikase në ambientet luftarake dhe me lidhje të dobët.

Gjenerali Peter Chiarelli, i cili e do pajisjen iPhone, që njëherit është edhe si zëvendës shefi i stafit të Ushtrisë, është mburrur duke thënë që pajisjet që janë duke u provuar mund të përballojnë veshjet dhe lagështinë që mund ta marrin ushtarët, por mbetet të shihet se sa i fortë është një smartphone.

Ende nuk është përfundimisht e sigurt që sistemi operativ do të jetë Android. Kjo është thjesht një mundësi. Por qëllimi i ndërtimit të Ambienteve Mobile/Handeld Computing është që posedmi i një kuadri të përbashkët për të dizajnuar aplikacione që funksionojnë në çdo lloj të pajisjes - dhe kjo është vetëm një nismë që Ushtria do të mësojë për pajisjet Android, veçanërisht në këtë kohë të përparësive për çmime, kundrejt pajisjeve të ndërmarrjes Apple, që mund të quhet si një pikë për arkitekturën e hapur.
(lajme.parajsa.com)

No comments:

Post a Comment