Kompjuteri sa një USB që kushton vetëm 25 dollarë

Programuesi i njohur britanik i lojërave David Braben e la mënjanë programimin e tij të lojërave për ca kohë për të krijuar një kompjuter personal të përballueshëm nga ana financiare që ai shpreson se do të nxit një kontroll të përgjithshëm të programeve kompjuterike edukuese. Minikompjuteri personal, quajtur Raspberry Pi, nuk është më i madh se një USB dhe operon me një version të Linux-it, një sistem operativ me burim të hapur.
Pajisja ka një input të vetëm USB-je për një tastierë ose mi, një output monitori HDMI, 128 MB memorie, një portë karte SD për ruajtje. Ky kompjuter mund të përdoret për shfletim uebi, përpunim Word-i, email, dhe shumë veçori të tjera standarde. Të gjitha këto për një pajisje që kushton vetëm 25 dollarë.
(lajme.parajsa.com)

No comments:

Post a Comment