Topi-Sekui: Zgjedhjet, vendimtare për integrimin

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka zhvilluar sot në mesditë një takim me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui.
Topi dhe Sekui kanë nënvizuar rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet e së dielës për të ardhmen e Shqipërisë.
Presidenti Topi, duke pasur parasysh aspiratën e popullit shqiptar për t’u bërë pjesë edhe zyrtarisht e familjes së madhe evropiane, theksoi “domosdoshmërinë e zhvillimit dhe administrimit me sukses të zgjedhjeve vendore të lira, të ndershme dhe sipas standardeve më demokratike në mënyrë që të shënojmë një hap tjetër cilësor përpara në rrugëtimin tonë integrues.”
Ambasadori Sekui nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment