Del Piero firmos kontratën: Sot është një ditë perfekte

Del Piero firmos  kontratën: Sot është  një ditë perfekte


ITALI- Lajmi për rinovimin e kontratës me Aleks Del Pieron ka “shkundur” gjithë ambientin e Juventusit. Në internet, tifozët bardhezinj kanë përshëndetur vendimin e klubit për të mbajtur edhe për një vit heroin e tyre, ndërkohë që sot rreth orës 17.15, në stadiumin e ri, është hedhur edhe firma në kontratë. “Stadiumi i ri ishte selia më e mirë për të firmosur rinovimin, - deklaroi Del Piero pas akordit. – Sot është një ditë perfekte, sepse është 5 maji (referim për titullin e vitit 2002, që Juvja i mori Interit në javën e fundit). Jam i lumtur të vazhdoj edhe për një vit. Nuk e di nëse do të jetë rinovimi im i fundit, sepse gjërat në këtë moshë shihen vit pas viti”. “Aleks dëshiron të fitojë një tjetër titull”, tha presidenti Anjeli i lumtur.

(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment