Tirana, KQZ pasdite fituesi PS sërish proteston,rezultati paraprak publikohet online

TIRANE-Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit. Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. Por, pavaresisht kesaj, "lufta" per rezultatin nuk ndalet ketu. Vendimarrja e shumicës në KQZ për numërin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara do ta marrë vlefshmërinë apo jo vlefshmërinë ligjore në Kolegjin Zgjedhor.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN, MBLIDHET NE 17:00 PER SHPALLJEN E REZULTATEVE
Ora 14:18: KQZ shtyn me 3 orë mbledhjen, do rinis në orën 17:00. PS kërkoi 24 orë kohë për shqyrtimin e materialit prej 60 faqesh, që ka të bëjë me aktin normativ dhe vendimin për fletët e palexuara dhe panumëruara. ( Ne aktin normativ nuk përmendet termi fletet e kontestuara). Mbi bazën e këtyre rezultateve do hartohet dhe tabela përmbledhëse për rezultatin në Tiranë. PS kërkoi 24 orë kohë për shqyrtimin e materiali, por u kundërshtua nga kreu i KQZ Ristani pasi jemi në afat e fundit të përcaktuar në ligj. Do diskutohet gjithashtu dhe tabela përmbyllëse e njesise 5. Në mbledhjen e orës 17:00 akti normativ do hidhet në votim.

KOSOVRASTI: AKTIN E DI GJITHË SHQIPËRIA, JU BËNI SIKUR NUK DINI GJË
Ora 14:10-Anëtari i djathtë në KQZ Njazi Kosovrasti theksoi se akti normative është bërë I ditur dhe më parë dhe kërkon jo më shumë se 2 orë kohë për të shqyrtuar materialet. Sipas Kosovrastit, akti ka në brendësi vendime që janë marrë këto ditë nga KQZ.
“Janë vendime që janë marrë këto ditë dhe janë parë nga gjithë Shqipëria. Tani nuk kuptoj pse kërkoni kohë, kur kjo gjë mund të kërkojë më shumë se 1 ose 2 orë kohë për të akorduar me shifrat. Të mbarojmë këtë dhe kalojmë tek tabelat përmbledhëse se po zgjatimi kot”.

KQZ NIS MBLEDHJA, DEBATE PER AKTIN NORMATIV. RISTANI: MIRATOJENI! GJONCAJ DUAM KOHE TA SHQYRTOJME
Ora 13:40-Nis mbledhja e KQZ. KQZ propozon miratimin e një akti normative me vendime të KQZ për procesin e zgjedhjeve, por anëtarët socialistë në KQZ e kundërshtojnë.
Ristani theksoi se “akti ka një pjesë arsyetuese, dhe ka një pjesë vendimarrëse mme anekse për vendime që i kemi marrë ditë pas dite e orë pas ore që është miratuar nga orë të tëra për ju”.
Por përfaqësuesi juridik i PS, Genci Gjoncaj kërkoi të dijë se kush është axhenda për sot. Ai theksoi se nuk ka dijeni për aktin normative dhe kërkoi kohë 24 orë për të shqyrtuar këtë Akt normativ.

KQZ SHPALLI SOT ONLINE REZULTATIN PARAPRAK PËR TIRANËN, RAMA 10 VOTA PARA
Ora 12:50-Për herë të parë që pas numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës, KQZ shpalli sot në eubsajtin online rezultatet paraprake për kryeqytetin.
Pas vlerësohet se ka perfunduar numërimi e 485 kutive gjtihsej, KQZ në rezultatet e prezantuara sot online, rendit paraprakisht kandidatin Edi Rama i Aleanca për të Ardhmen me 12 4623 vota ne krye te listës. I dyti poshte Ramës renditet Lulzim Basha me Aleanca për Qytetarin 124613 vota.
I treti ashtu Hysni Milloshi me 1391 vota.

ANËTARI I KQZ, LAZAJ: SITUATA KËTU KAOTIKE
Ora 12:40-Anëtari i KQZ, Artan Lazaj e komentoi per TVNews24 si kaotike situatën e sotme në KQZ. “Jemi në një situatë esktraligjore. Është miratuar një akt në parim, ne nuk kemi asnjë akt në letra, pra me pak fjalë një situatë kaotike që nuk dimë si do vijojë.

SHTYHET PA AFAT MBLEDHJA E KQZ
Ora 12:30-Mbledhja e sotme e KQZ eshte shtyre per te treten here. KQZ nuk ka caktuar ende nje afat se kur do te nise mbledhja ne te cilen pritet te shpallet nga ana e KQZ dhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes. Shtyrja erdhi menjehere pas takimit qe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR kreu ne KQZ me drejtues te ketij Komisioni.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN
Ora 12:20. Mbledhja e KQZ e parashikuar per ne oren 12:00 caktohet per ne oren 12:30.

STONESTREET NË KQZ: DISKUTOVA PËR RAPORTIN E ODIHR. KUTITË? PALËT TË ZBATOJNË LIGJIN
Ora 12:00- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite rreth ores 11100 në ambientet e brendshme të KQZ. Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristanin dhe nënkryetaren e këtij Komisioni, Dëshira Subashi.
Pas takimit, Stonestreet ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat ku ka shpjeguar se me Ristanin dhe Subashin ka biseduar rreth raportit të ODIHR për zgjedhjet. Ai u shpreh se ka marrë nga KQZ informacione të nevojshme për ti shtuar në raportin përfundimtar që do të nxjerrë pas dy muajsh OSBE-ODIHR.

I pyetur për fletët e kontestuara dhe zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, Stonestreet u shpreh se ai nuk e ka prekur aspak këtë cështje në bisedën e sotme dhe se nuk mund të bëjë interpretime të ligjit përsa u takon këtyre kutive. Në deklaratën për mediat, Stonestreet theksoi se në silindo rast, palët duhet të zbatojnë ligjin dhe rregullat e lojës.
Takimi i Stonestreet me Ristanin e Subashin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

PS PROTESTON QETËSISHT. MEKSI: VJEDHJA E VOTËS NDALI PROGRESIN
Ora 11:00-Deputetë dhe mbështetës të shumtë të PS janë mbledhur në sheshin para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kane kërkuar që ky institucion të shpallë drejt rezultatin për zgjedhjet vendore. Ermelinda Meksi theksoi se misioni I opozitës është shumë më i madh nga sa duket. Misioni për votën e lrië tha ajo është progress për vendin, por vjedhja e votës së lirë, deklaroi deputetja në fjalën e saj, ka ndalur progresin në vend.
Te tjere deputetë të PS-së, duke marrë fjalën në protestën e radhës, denoncuan, sipas tyre, "shkeljen flagrante të ligjit dhe përpjekjen për të ndryshuar në tavolinë rezultatin për kryeqytetin", i cili, sipas socialistëve, ka nxjerrë fitues kandidatin e PS-së, Edi Rama.

PROTESTA E PS, NMBUSHET SHESHI PARA KQZ
Ora 10:20-Ka nisur grumbullimi i njerezve jashte godines se KQZ per protesten e radhes se opozites. Ashtu sic ishte njoftuar nje dite me pare, rreth ores 10:00 nisen te mberrinin protestuesit e pare, kurse rreth ores 10:30 minuta protestuesit kane mbushur terriotirn para KQZ, ndersa ne numer te madh jane rreshtuar dhe efektive policie. Turma deri tani duket e qete, ndersa policet kane forcuar me kordona hyrjen para KQZ.

KQZ SHTYN MBLEDHJEN PER NE OREN 12:00
Ora 10:00-KQZ shtyn mbledhjen qe kishte parashikuar rreth ores 10:00 te paradites se sotme. Burime nga KQZ bene te ditur per TVNEWS24 se mbledhja do te realizohet ne oren 12:00. Pritet qe ky institucion te shpalle sot rezultatin e zgjedhjeve vendore per Tiranen. Mbledhja do te nise me hartimin e tabeles permbledhese te rezultateve per kutite me vota te kontestuara te njesise bashkiake nr 5 te KZAZ nr 49 ne Tirane, te cilat u numeruar keto ditet e fundit. Pasdite, KQZ do beje tabelen me rezultatet permbledhese per Tiranen.

RISTANI: SOT REZULTATI
Ora 07:00-Rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha fund procesit të numërimit të votave të kontestuara për Bashkinë e kryeqytetit.
Nga numërimi i 125 kutive në total, rezultuan 171 vota për kandidatin demokrat, Lulzim Basha dhe 83 për rivalin e tij socialist, Edi Rama.

Në një intervistë të dhënë për televizionin NEWS 24, kreu i KQZ-së, Arben Ristani konfirmoi se tashmë këtij institucioni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpallë rezultatin përfundimtar për Bashkinë e Tiranës. "Nesër (sot) do të miratojmë në tërësi vendimin pasi ishte miratuar vetëm nen për nen. Më pas do të kalojmë në miratimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve për KZAZ-në nr.49, që i përket njësisë bashkiake nr.5 dhe veprimi i tretë që do të ndërmarrë KQZ-ja do të jetë miratimi i rezultatit përfundimtar, pra miratimin e tabelave për 11 KZAZ-të e Tiranës. Këto nuk janë akte normative por vendime të KQZ. Janë vendime që sipas ligjit kërkojnë shumicën e thjeshtë që është 7 ose 4", - u shpreh ai. Sa i përket mos aprovimit nga opozita Ristani sqaroi se ajo është e lirë që të ankimojë vendimin e KQZ në institucionet përkatëse. "Nuk është e mundur bllokimi i procesit, pasi ligji i ka miratuar valvulat e sigurisë. I vetmi vendim që do kërkon vendim të caktuar do jetë për rezultatin në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që procesi ankimor fillon menjëherë pasi marrim vendimmarrjen tonë, miratimi i tabelës përkatëse kalon në Komision Qendror më pas në Kolegjin Zgjedhor", - tha kreu i KQZ-së.
"Tashmë nuk bëhet fjalë për rezultate paraprake dhe për ne është përfundimtar duke marrë parasysh faktin e procesi të ankimimit, por vendimin përfundimtar mendojmë se do ta marrim deri nesër në mbrëmje vonë, - theksoi Ristani.


(www.balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment