Berisha: Tirana kthehet në blu

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kandidati i Aleancës për Qytetarin Lulzim Basha kryeson në garën për bashkinë, por do të priten rezultatet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

"Ne do të presim rezultatin zyrtar, por jemi të bindur se kandidati ynë është 78 vota para Ramës, i cili ka ka fobinë e votës. Nuk ka asnjë krim nëse vota hidhet në kutinë e gabuar. Cdo votë duhet numëruar. Ne jemi për votën e lirë dhe jemi prapa ligjit kushtetutës, që në nenin 45 pika 4 thotë se vota është vetjake, e lirë dhe e barabartë", tha Berisha.

Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha theksoi se në këto votime pas 11 vitesh Tirana kthehet në blu, duke shënuar një prej arritjeve më të mëdha historike.

Kreu demokrat theksoi se rezultati është i ngushtë dhe është vetëm një sfidë për demokracinë shqiptare për t'u trajtuar në të gjithë rregullat e shtetit ligjor.

"U them atyre që kërcënojnë, se demokracia e vendit është shumë herë më e fortë, se sa sistemet që kanë vlerësuar ata", tha Berisha, duke shtuar se duhet të kryhet numërimi i cdo vote të qytetarëve shqiptarë, në përputhje me ligjin.

(www.top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment