Tirana, debat në KQZ PS: Shpallni fituesin Ristani kërkon kohë

Një javë nga 8 maji,kur rreth 250 mijë votues iu drejtuan kutive të votimit për të votuar, se kush do drejtojë bashkinë e kryeqytetit, ende nuk ka një rezultatet të çertifikuar nga KQZ nëse do jetë Edi Rama i PS-se apo Lulzim Basha i PD-se. Debate shoqeruan dhe kete mbledhje te radhes se KQZ ku po diskutohet rreth vendimit për tabelat përmbledhëse të zgjedhjeve për kryetar bashkie në Tiranë.
Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi përmbylljen e procesit zgjedhor për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit dhe këshillit bashkiak.
" I kërkoj KQZ-së të ndërhyjë për ta mbyllur procesin ose në të kundërt të shkarkojë komisionerët e PD-së ne KZAZ nr 49, të cilët po e zvarrisin atë në kufijtë e paligjshmërisë", tha ai. Një ditë më parë, KQZ-ja vendosi që kërkesën e Partisë Socialiste për tabelat përmbledhëse ta shqyrtojë në mbledhjen e sotme

NJËSIA 5, NUK FIRMOSET PROCESVERBALI
Ora12:34 Situata vijon të mbetet pezull në këtë njësi ku të dyja palët PS-PD akuzojnë njëra tjetërën. NEWS 24 raporton se në njësinë 5 të instaluar në shkollën ‘Vasil Shanto’, 3 fletë një për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe dy për Erisa Xhixhon jane gjetur në kutinë për këshillin bashkiak dhe u shpallën të pavlefshme. Nëse nuk dorëzohet pasqyrimi i të dhënve nga kjo KZAZ nuk do kemi kryetat zyrtar të bashkisë së kryeqytetit. Edhe për njësinë bashkiake dhe për këshillar bashkiak, ka mbetuar pezull puna. Nëse do të dërgohet pasqyrimi atëherë brenda 48 orësh shpall kryetarin e bashkisë së Tiranës.

SHTYHET SHPALLJA PËR REZULTATIN E TIRANËS
Ora 12:35 Do shtyhet shpallja e rezultatit për shkak të mos dorëzimit të tabelave permbledhese të njësisë bashkiake numër 2 dhe 5, ku situta mbetet e bllokuar për shkak se anëtarët e PD nuk pranojnë të firmosin tabelën përmbledhëse. Përfaqësuesi i PS Genci Gjocaj ka deklaruar se PD po bllokon punën për mos dërgimin e tabelave përmbledhëse. Njazi Kosovrasti dhe kryetari i KQZ Arben Ristani kanë kane kerkuar shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit dhe në orën 18:00 ato do të dalin me një vendim të ri për këtë ceshtje.

KOSOVRASTI: MË DUHEN 24 ORË TË SHQYRTOJ AKTIN PËR TABELAT PËRMBLEDHËSE
Ora 10:45-Anëtari i djathtë, Njazi Kosovrasti ka reaguar pas deklaratës së Dëshira Subashit duke sqaruar se ka qënë ai që ka kërkuar kohë për tabelat përmbledhëse për rezultatet e Tiranës.
“Pavarësisht nga tonet që po flisni po ju them. Ai që kërkoi shtyrjen për marrjen e vendimit për shtyrjen e këtij akti e kërkova unë. Unë dua t’ju përjashtoj nga e drejta për këtë akt, deri në orën 6 pasdite kemi të drejtë të presim. Ai akt ndaj u bë jemi brenda 24 orësh për të pritur. U kujtuat sot ta kërkoni. Është e drejta ime të kërkoj shtyrjen, e drejta ime që brenda 24 orësh të bëj cfarë vërejtjesh kam".

TABELAT PËRMBLEDHËSE, RISTANI: KAM NEVOJË TI SHQYRTOJ. SUBASHI: PO VONOHEMI PA ARSYE
Ora 10:40-Kryetari i KQZ, Arben Ristani theksoi se nuk mund të shqyrtohet sot projektakti për tabelat përmbledhëse pasi aktualsiht po merr ifnormacione të reja për aktin. “Unë duhet të merrem me aktin se kam info të reja për aktin”
Por, Deshira Subashi theksoi se projektakti për tabelat përmbledhëse duhet tëb ishte shqyrtuar që para procesit zgjedhor ndërsa kërcënoi se me të tilla justifikime mund të përdorë dhe pjesa tjetër e KQZ ku bën opjesë dhe ajo për të vonuar pafundësisht këtë proces zgjedhor.
“Projektakti është paraqitur nga ju, ndërkohë që një tjetër mund të thotë që kam akoma punë për të punuar dhe studjuar. Ju e keni studjuar i pari nga të gjithë të tjerët dhe projektakti duhet ti nënshtrohet studimit. 3 pika ka projektakti ndërkohë që këtë duhet ta kishit bërë para zgjedhjeve. Jemi të vonuar me këtë akt dhe normalisht sa kohë është në rend të ditës ajo është në rend të ditës dhe nuk mund të anashkalohet.
Sigurisht nëse ju do ta lini në vendimarrjen e të tjerëve kohën kur do të bëhet ky akt, ju garantoj se do të keni një vendimarrje shumë më të keqe se dhe unë mund të kërkoj shtyrje dhe të mos dalë rezultati në kohë dhe një process zgjedhor në kohë. ju lutem reflektoni!

SUBASHI: TË SHQYRTOHEN SI DO VEPROHET ME TABELAT PËRMBLEDHËSE
Ora 10:35-Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi kërkoi sot që KQZ të nisë nga puna për shqyrtimin e projektaktit për tabelat përmbledhëse për rezultatet e Tiranës. “Duam të dimë sot si do jetë tabela epërmbledhëse e rezultateve. E ndërpremë mbrëmë që të shyqrtohet ky projektakt. A mund ta dimë kur do nisë shqyrtimi i këtij projektakti, që të dimë si do punohet me shpalljen e rezultatit për Tiranën?

KQZ SHKARKON SEKRETARIN E KZAZ NR 49
Ora 10:30-KQZ vendosi sot paradite shkarkimin e sekretarit të KZAZ numër 49, z. Eduart Ahmeti me kërkesë të PS dhe miratoi emërimin e znj. Enkelejda Omerit.

KOSOVRASTI: PO PËR KZAZ 52 PSE NUK REAGONI?
Ora 10:20-Pas Gjoncajt ka reaguar menjëherë anëtari i djathtë në KQZ, Njazi Kosovrasti që I ka kujtuar përfaqësuesit të PS në KQZ rastin em KZAZ nr 52.
“Pse nuk na thoni cfarë po ndodh në KZAZ numër 52 ku komisionerët tanë kërkojnë një të drejtë legjitime dhe aty komisionerët tuaj ua mohojnë dhe shkaktojnë tensione. E më kërkoni të merrem unë me KZAZ nr 49, ne ndërhymë aty dhe bëmë mirë kur ndërhymë për fletët e kontestuara, por pretendimet nuk janë sic i thoni ju, por të kundërta”.

GJONCAJ: SHKARKONI 4 KOMISIONERËT E DJATHTË NË KZAZ 49, PO MBAJNË PENG REZULTATIN
Ora 10:00-Mbledhja e KQZ sot paradite ka nisur me fjalën e përfaqësuesit ligjor të PS në këtë komision, Genc Gjoncaj.
në emër të PS, Gjoncaj vlerësoi se situata në KZAZ numër 49 në njësinë bashkaike nr 5 në Tiranë po mbahet peng nga komisionerët e djathtë dhe kërkoi shkarkimin e 4 komisionerëve në mënyrë urgjente.
“Sot në mëngjes nga KZAZ 49 i është dërguar KQZ një ku kërkohet ndërhyrje pasi është bllokuar procesi i numërimit.
z, kryetar PS kërkon ndërhyrje, nga kjo KZAZ duhet të shkarkohen 4 persona, pasi këta komisionerë të PD e LSI që po bllokojnë procesin qëllimisht sillen si rrugecër zvarrisin procesin në kufijtë më të këqinj, e të patolerueshëm. Sa ditë i duhen KQËZ të vednosë për kësi rastesh. Kur bëhet fjalë për situata të tjera ndërhyni menjëherë. Kjo është nëj vonesë e qëllimshme për të deformuar rezultatin".

KQZ MBLIDHETSOT ZBARDHET DRAFTI QE DO TE MIRATOHET SOT PER VOTAT E TIRANES
ORA 07:00-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot, vendimin për miratimin e procedurave për nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultatit për Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit e djathtë në këtë komision nuk pranuan që ky vendim të miratohej dje, ndaj edhe kryetari i KQZ-së, me gjithë këmbënguljen e përfaqësuesve socialistë në komision e shty mbledhjen për sot, në orën 10:00. Në këtë projektvendim, i cili ishte bërë gati që dje, nga administrata e KQZ-së dhe priste vetëm miratimin në mbledhjen e komisionit, përcaktohet mënyra se do të bëhet verifikimi i rezultateve të të gjitha qendrave të votimit, për Tiranën.
Dje ne mbremje në mbledhjen e KQZ u diskutua dhe për tabelat përmbledhëse të rezultateve. Petrit Gjokuta, drejtor i IT në KQZ bëri dy propozime.
Propozimi i parë, KQZ të marrë procerverbalet e KZAZ-ve ose tabelen e tyre përfundimtare dhe të krahasojë shifrat e tyre me ato që ka KQZ dhe nëse ato jane në rregull, atëherë të printohet tabela përfundimtare. Nëse jo një grup pune shkon ne KZAZ dhe bën verifikime mban shënime të cilat nuk ishton ne procesverbal, por i con në KQZ për miratim. Nëse këto shënime miratohen atëherë KQZ printon tabelën përfundimtare me ato shënime.

Propozimi i dytë. Krahasim i shifrave në nivel votash të cdo subjekti, pra merren votat e cdo subjekti në cdo KZAZ dhe krahasohen me votat që ka KQZ për ato subjekte.

Njazi Kosovrasti i PD në KQZ, kërkoi te njihej mire me keto propozime dhe kërkoi që KQZ të vendosë te henen për miratimin e tyre ose jo, ndërsa përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, kërkoi që kjo të mundësohej qe dje, kerkese qe u hodh poshte.

DEBATET DJE NE KQZ
KQZ SHTYN MBLEDHJEN: NESËR TABELAT PËRMBLEDHËSE PËR TIRANËN
ORA 21:40-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi sot në mbrëmje të shtyjë për të hënën paradite, ora 10:00 mbledhjen për tabelat përmbledhëse për Tiranën. Ndërsa PS kërkoi që tabelat të diskutoheshin sot dhe po sot të jepej vendimi për to. Por me propozim të PD, KQZ vendosi që mbledhja e KQZ të mos vijojë më sot port ë rinisë nesër paradite ku do të diskutohet posacërisht për tabelat përmbledhëse të rezultateve për Tiranën.

CERTIFIKIMI PER TIRANEN, RISTANI: ADMINISTRATA ESHTE E LODHUR, SOT NUK MUND TE PUNOJE DOT
ORA 19:50-Ne mbledhjen sot pasdite u kerkua me kembengulje certifikimin e rezultatit per Tiranen nga ana e perfaqesuesit ligjor te PS, Genci Gjoncaj, por kryetari i KQZ, Arben Ristani theksoi se administrata e KQZ eshte teper e lodhur ndaj propozoi qe tu jepet mundesia te diskutojnje te henen paradite.
DEBATI
Gjoncaj: “Është e rëndësishme që të certifikoni rezultatin. Keni 1 javë që sorollateni. E pafalshme për ne nëse do ta shtyjmë një ditë apo dy ditë, zgjedhjet përfunduan nuk ka absolutisht më punë artimetike”.

Ristani: Jam i sigurt që administrata nuk ka për të punuar sot që të bëjë verifikimin për këtë cështje. Problemi është se ne po përcaktojmë procedurën, nuk do punojnë sot natën për të bërë këtë punë se kanë 2 javë pa gjumë.

Gjoncaj: Të punojnë më shumë në interes të tyre është ta mbyllin shpejt këtë punë, por s'ka arsye pse e zgjasim më.

Ristani: Ti vetë the se je lodhur se ke ndjetur 24 në 24 orë pa gjumë. E pra zotërinjtë duan kohë që ta shohin, pas një ore vijojmë mbledhjen dhe vendosim dhe për KZAZ nr 49 nëse ka ankesa.
KQZ vendosi qe te vazhdoje mbledhjen po sot por pa caktuar orarin.

KQZ, FLETËT E KONTESTUARA. RISTANI: KËTË TA CAKTOJË KZAZ PËRKATËSE
Ora 19:25-Fletët për kryetar bashkie të Tiranës që janë gjetur ne kutitë për këhsillat bashkiakë apo në ato për kryetar njësie bashkiake u kthyen në teme debate sot në mbledhjen e pasdites në KQZ. Njazi Kosovrasti, anëtar i djathtë në KQZ kërkoi që këto fletë të merren në shqyrtim dhe të cilësohen të vlefshme sepse sipas tij, kjo prashikohet dhe me ligj. Gjoncaj i PS e kundërshtoi kurse Ristani nga ana e tij deklaroi se kjo i takon KZAZ përkatëse të për të vendosur nëse janë apo jo të vlefshme.
“KZAZ përkatëse është kompetente për të vendosur nëse janë apo jo të vlefshme këto flete votimi dhe jo KQZ”.

REZULTATI PER TIRANEN MBLIDHET KQZ, DEBATE. PS KERKON SHPALLJEN E REZULTATIT PER TIRANEN
Ora 19:20 -KQZ eshte mbledhur sot pasdite për të përcaktuar dhe mënyrën dhe udhëzuesin si do bëhet verifikimi i procesverbaleve të 11 KZAZ-ve të Tiranës. Mbledhja nisi ne orën 18:30. Në Mbledhja nis me debate, ku perfaqesuesi i LSI ne KQZ, Ylli Manjani kerkoi qe rezultati perfundimtar te jepet pasi te perfundoje numerimi dhe per keshillat bashkiake. “Duhet të presim të përfundojë gjithë numërimi dhe të merret gjithë informacioni i nevojshëm dhe më pas të dalim në rezultat zyrtar". Mendim te kundert ka ndare perfaqesuesi ligjor i PS, Genc Gjoncaj.
“Nuk besoj se do të kemi vonesë në këtë drejtim, shifrat janë, numrat janë askush nuk mund të gjykojë për to, qytetarët kanë votuar, dje ky proces ka mbaruar dhe rezultati duhet thënë. Kjo cështja e Tiranës është problem i atyre që pranojnë apo nuk pranojnë rezultatin në Tiranë”.
Më tej Gjoncaj sollin situatën me fletë të hedhura gabimisht nga qytetarët jo në kutitë e caktuara.
Në KZAZ nr 49 po ndodhin cudira të tjera, po ndodh fenomeni teksa gjenden flete votimi të kryetarit për Bashkinë e madhe në kutitë për këshillin bashkiak dhe ato për kryetari njësie, këto vota bllokohen ndërkohë që këto vota mund të futen në një proces tjetër. Ligji flet për fletë votimi të vlefshme apo të pavlefshme, tani na e sqaroni pak si do të veprohet me këto fletë”.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i anetarit të KQZ, Kosovrasti që theksoi se këto fletë do shqyrtohen me imtësi dhe me pas do te dilet ne rezultat te zgjedhjeve.
Gjoncaj ne fjalen e tij vuri ne dukje se në KZAZ numër 49 ku po numërohen votat për njësinë bashkiake numër 5 se kjo KZAZ po vonon vënine në punë të mekanizmit që do të vinte në punë shpalljen përfundimtare të rezultatit për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Gjoncaj kërkoi shkarkimin e komisionerëve të djathtë në këtë KZAZ.

“Kam paraqitur një kërkesë në protokoll bëhet fjalë për një situatë aspak të tolerueshme në KZAZ 49, ku kjo KZAZ nuk ka mbaruar mekanizmin që do të vinte në punë shpalljen përfundimtare për kryetarin e Bashkinë e Tiranës. Kishte mësymje të shumë njerëzve në atë proces numërimi, u nuëmrua dhe kutia e fundit dhe në mënyrë absurde, procesi bllokohet nga njerëz kriminale që nuk pranojnë rezultatin në njësinë e tyre. Ne po depozitojmë kërkesat ankimore, ne kemi kërkuar që KQZ të shkarkojë komsionerët e papërgjegjshëm të PD e LSInë këtë KZAZ, ata mbajnë përgjegjësi për këto vonesa.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment