Rama: "Jo" përmbysjes së rezultatit në tavolinë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se më 8 maj qytetarët e thanë fjalën e tyre dhe se Shqipëria nuk ka kohë më të humbur.

"Askush nuk mund ta përmbysë rezultatin në tavolinë, sepse do ta fuste vendin në një tatëpjetë shumë të rrezikshme", tha Rama.

Në një dalje për mediat, bashkë me kandidatët e Aleancës për të Ardhmen nëpër bashkitë që fituan zgjedhjet, Rama theksoi se ajo që shkoi në këtë proces zgjedhor duhet të jetë bazë për reflektim, ndërsa zvarritja e procesit në Tiranë nuk mund ta ndryshojë rezultatin, por vetëm të dëmtojë procesin.

"Fitorja e zgjedhjeve duhet kuptuar vetëm si një shumëfishim i përgjegjësive dhe angazhimeve. Ne duhet t'i përmbushim të gjitha angazhimevet, të gjitha idetë, të gjitha planet për të ardhmen për të gjithë Shqipërinë që pa asnjë dyshim do të qeverisim nesër", tha Rama.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment