Telefonat e ri të Nokia’s me dual-core?

 
Thuhet se shumica e telefonave të mençur Nokia të cilët mbështeten në sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone 7 bazohen në procesorët e Qualcomm.

Mirëpo duket se kjo që do të ndryshojë, në rastin e parë që kompania finlandeze të lansojë modelet e para në këtë sistem të ri operativ.

Sipas raportit të fundit të Forbes, thuhet se Nokia do të fillojë të përdor procesorët e ST – Ericsson, kompani kjo e cila është një bashkëpunim strategjik midis STMicroelectronics dhe kompanisë suedeze Ericsson.

Raporti thotë se ST Ericsson do të jetë njëri ndër furnitorët e procesorëve të Nokia’s, përkatësisht procesorët e saj do të jenë dual-core dhe të integruar në pajisjet e reja të Nokia’s, të cilat do të bazohen në Windows Phone 7. 

(Telegrafi .com)

No comments:

Post a Comment