I paralizuari ngritet në këmbë me stimulim elektrik

 
Amerikani 25 vjeçar, që ishte i paralizuar nga pjesa e sipërme e trupit, është në gjendje që të qëndrojë në këmbë falë stimulimit elektrik të palcës së tij kurrizore.

Sipas një kërkimi në revistën mjekësore, “Lancet,” Rob Samers nga Oregoni, tani mund t’i lëvizë gishtat, ijet, gjunjët, kyçin e këmbës si dhe të ecë duke u mbështetur.

Ai u godit nga një makinë në vitin 2006 dhe nga aksidenti iu dëmtua palca kurrizore.

Mesazhet nga truri që kalonin nëpër palcën kurrizore, ishin bllokuar dhe ai u paralizua.

Mjekët përmes operacionit i futën 16 elektroda në shtyllën e tij kurrizore.

Samers është ushtruar çdo ditë, duke u përpjekur të qëndrojë në këmbë, të ecë, të lëvizë këmbët e tij, ndërsa pulset elektrike dërgoheshin në palcën kurrizore.

Edhe katër pacientë tjerë janë në radhë për t’iu nënshtruar trajtimit të njëjtë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment