Synojnë rritjen e këmbimit tregtar

Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit. Ministria e Bujqësisë tw tw dyja vendeve.


Memorandumi i nënshkruar të martën ka për qëllim mbështetjen e pjesëmarrësve në bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe industrisë për përpunimin e ushqimit.

Ministri Blerand Stavileci, tha se memorandumi fuqizon dhe ngritë kapacitetet e strukturave institucionale. “Ne synojmë të rrisim vëllimin e këmbimit tregtar të produkteve bujqësore dhe blegtorale, siç e dini, produktet e Sllovenisë janë prezente në tregun tonë dhe angazhimet tona dhe të komunitetit të biznesit, janë që t’i zgjerojmë kapacitetet dhe t’i shfrytëzojmë potencialet eksportuese edhe në aksin tjetër Kosovë-Slloveni”, theksoi Staviceli.

Ndërsa, Dejan Židan, ministër i Bujqësisë së Sllovenisë, tha se bazamenti për të arritur marrëveshje efikase është krijuar nga raportet shumë të mira ndërinstitucionale. “Ne tani biseduam edhe sesi të përmirësojmë këmbimin e mallrave ndërmjet dy vendeve dhe sesi t’u krijojmë kushtet e duhura investitorëve slloven që të investojnë në vendit tuaj”, tha ai.


/Telegrafi/

No comments:

Post a Comment