SHBA dhe Kina i përfundojnë bisedimet e nivelit të lartë

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës sot në Uashington, i përfundojnë bisedimet dyditëshe të nivelit të lartë, të fokusuara në çështje ekonomike.

Në ditën e parë të këtij takimi vjetor, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri ka kërkuar nga Kina, që të bëjë më tepër në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe që të lejoj rritjen më të shpejtë të monedhës së saj juan, transmeton Rel.

Zëvendëskryeministri i Kinës, Wang Qishan, ka tërhequr vërejtjen se duhet kohë për t’i korrigjuar jobalancet ekonomike, siç është suficiti tregtar kinez në rritje dhe deficitet korresponduese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





 /Telegrafi/

No comments:

Post a Comment