Studentët e Akademisë së Arteve në Tiranë nderojnë poetin e madh grek Janis Ricos.

Studentët e Akademisë së Arteve nderojnë poetin e madh grel Jani Ricos duke vizituar shtëpinë e tij.
Pasi e nderuan në Tiranë, në 100-vjetorin e lindjes, një grup studentësh të degës së Multimedias në Fakultetin e Arteve Pamore udhëtojnë bashkë me ekspozitën e tyre drejt Korfuzit. “Një udhëtim drejt diellit të fjalës” është quajtur kolona e 22 punëve, kushtuar poetit të shquar grek Janis Ricos, hapur në vendin fqinj, nën drejtimin e artistit dhe pedagogut Vladimir Myrtezai.


“Ambelonas Corfu” ka qenë vendi mikpritës, vendosur në një nga kodrinat e shumta të Korfuzit, mbuluar me ndërtesa të ulëta të ngjashme të vreshtave të gjelbëruar.

“Abelonas Corfu” është një mjedis i ri i adaptuar për evente të karakterit kulturor në një veçim të hajthshëm elitar, ku shikuesi ka mundësinë të izolohet në fokusin e një ekspozite të një formati të mesëm muzikor, të një takimi letrar dhe në mënyrë të veçantë të një feste përjashta qytetit nën hierarkinë absolute të natyrës.

Për studentët shqiptarë ka qenë një sfidë realizimi i kësaj ekspozite në tokën e Ricosit. Ata kanë shfletuar, të lexojnë poezitë e të kapin thelbin e jetës së këtij njeriu, një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë greke.

Më tej, copat janë mbledhur për të dhënë një të tërë. Aty ka punë në video, fotografi, pikturë etj. “E gjithë hapësira e brendshme u shndërrua në një instalimi të madh mes dritës, tingullit dhe figurës, nga ku pjesë-pjesë vizitori ndihet sikur lundron në një tingull të sheshtë që të shoqëron në sfond.

Aty është tryeza e Ricosit, e shtruar a la mesdhetare, ku në vend të ushqimit serviren gurë të vizatuar. Gurë dhe verë. Aty është edhe tryeza e shkrimit, valixhja e xhaketa e vjetër. Aty janë edhe gratë shamizeza të Jugut, të projektuara mbi ca gurë të mëdhenj. Duket sikur ato janë gurë kufiri, të paluajtshëm. Ato janë historia, janë kujtesa. Është zhurma e detit dhe guralecëve që tërheqin dallgët, por edhe tingujt e Sirtaqit, valles tradicionale greke…

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment