Lamborgini, vetura më e shtrenjtë në botë

 
“Bugatti Veyron 16.4 super sport” nuk është më vetura më e shtrenjtë në botë. Këtë titull ia mori “Lamborghini Sesto Elemento”, i cili kushton 2.9 milionë dollarë. Çmimi i Lamborginit të ri është për 280 mijë dollarë më i shtrenjtë dhe do të prodhohen vetëm 20.Koncepti i parë është paraqitur në Sallonin e fundit në Paris. Edhe modeli i prodhimit duhet të jetë 1 mijë kilogramë më i lehtë.
Ai do të ketë motor V10 5.2 litërsh me 600 kuja fuqi, dhe njëqind kilometërshin e arrin për 2.5 sekonda.
Blerësit potencialë nuk do të munden ta vozisin në rrugët e zakonshme, por vetëm në staza.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment