Aksion policor në Çair, kapet i shumëkërkuari Dardhishta

Xhabir Dardhishta është arrestuar në aksionin policor të së hënës në lagjen “Dizhon” të Shkupit. Vetëm brenda dy orësh kur ai gjuajti ndaj njësitit “Alfa” ai është kapur, ndërsa pjesëtari i Alfës-s është lëshuar në kurim shtëpiak. Në lagjen “Dizhon” të Shkupit, pjesëtarë të njësit policor “Alfa” ishin nisur për të arrestuar personin që kërkohej për vepra penale dhe vuajtje të dënimit prej 19 vjet burg. Por aksioni ka shqetësuar banorët dhe fëmijët e kësaj lagje. Siç njoftojnë nga MPB-ja, ka pasur fletarrest për personin Dardhishtën, i cili kërkohej edhe me fletarrest ndërkombëtar për vuajtjen e dënimit me 19 vjet burg. Në orvatjen e policisë për të arrestuar të kërkuarin kanë hasur në rezistencë, ku i njëjti ka shtënë disa herë në drejtim të policisë. Për fat të mirë, në këtë ngjarje nuk ka pësuar askush as polici i qëlluar e as fëmijët që kanë ndodhur në afërsi të vendngjarjes. Plumbat e të kërkuarit,siç thonë në MPB, kanë përfunduar në jelekun antiplumb e pjesëtarit të “Alfa”, ndërsa policia nuk ka arritur ta arrestojë atë pasi që në vendngjarjen kanë qenë duke lozur në atë moment 10 deri 15 fëmijë. “Është e vërtetë se ka pasur të shtëna. Personi që kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg prej 19 vjetësh dhe që kërkohej me fletarrest ndërkombëtar ka shtënë në drejtim të personit zyrtar, por për fat të mirë plumbat kanë përfunduar në jelekun antiplumb. Xh.D ka arritur t’i ik policisë pasi që në atë moment në vend ngjarje ka pasur 10 deri 15 fëmijë”, ka thënë Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së, duke shtuar se policia është në kërkim të personit Xh.D., që të njëjtin ta sjellë para organeve të drejtësisë. Banorët e “Dizhonit” të shqetësuar kërkojnë që policia të jetë më e organizuar në tentimet për të arrestuar pesonat që kërkohen për vuajtjen e dënimit, e jo pre e aksioneve të tyre të bëhen edhe fëmijët e tyre. “Zoti deshi që në atë moment plumbi që është drejtuar në drejtim të policit nga i kërkuari nuk ka përfunduar te ndonjë nga fëmijët që loznin për momentin në vendngjarje”, kanë thënë të revoltuar banorët e Çairit.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment