Strauss Kahn, email: “Po jetoj një makth”.

Dominique Strauss Kahn u është drejtuar ish-kolegëve të tij në FMN përmes një e-mail, ku midis të tjerash thuhej: “Po jetoj një makth”. Gjithashtu ai shpjegon se dha dorëheqjen që Fondi të shpëtojë nga “makthi” që u detyrua përjetojë ditët e fundit.

“Këto ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të dhimbshme për mua dhe për familjen time. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm, se kështu janë dhe ndihen të gjithë kolegët e mi në FMN. Me të vërtetë më vjen shumë keq”, ka shkruar në gjuhën angleze Strauss Kahn dhe duke e firmosur thjesht si Dominik.

Strauss Kahn, i cili ndodhet në arrest shtëpie në një rezidencë në Nju Jork, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka shprehur bindjen se ato do të bien shumë shpejt.

Konkretisht ai është shprehur në email-in që ka dërguar kolegëve të tij në FMN: “Μohojë kategorikisht akuzat e ngrituara ndaj meje dhe me të cilat po përballem. Jam i bindur se e vërteta do të dalë në dritë, si dhe do të vërtetohet që unë jam i pafajshëm”shton ai.

“Nuk mund të pranojë që FMN-ja, dhe ju kolegët e mi të dashur, duhet të ndani me mua këtë mankth që unë përjetojë. Për këtë arsye mua më duhet të largohem,” shkruan ish burri i fortë i FMN-së.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment