“Paketa Pippa”, 7.200 euro per tu bere si ajo.

Pas paraqitje se jashtezakonshme ne ceremonine e martese se Wiliam dhe Kate, e ashtuquajtura “pjesa B” e Pippa Midleton, eshte bere me e famshmja ne bote.

Momenti kur Pippa, ne rolin e shoqerueses se nuses, ben sistemimin e fustanit te saj, bene qe fundshpina e Jennifer Lopez, apo Jessica Alba, te jete tashme nje kujtim i larget.
T’i ngjash Pippa-s, tashme eshte kthyer ne nje mani.

Mjafton te permendim qe ne Angli, kerkesat per operacionet plastike te te pasmeve jane rritur ne masen 60%. Nderkohe shtepia e famshme Harley Street Skin Clinic ne Londer, ka perpunuar edhe nje “Paketa Pippa”, kostoja e se cile eshte 7.200 euro.

Eshte bere tashme e ditur qe sekreti i Pippa-s nuk eshte vetem nderhyrja estetike, por me se shumti, ajo eshte rezultat i nje serie ushtrimesh me emrin “pilates”, qe motra e vogel Middleton ka marre ne nje palester shume prane shtepise se saj.

Vete Pippa ka deklaruar se “Ushtrimet ne palester (pilates), kane qene nje metode e mire per tu larguar nga jeta londineze, dhe tani ndjehem e fresket, e rinuar dhe e qete. Ne pak muaj kam vene re nje ndryshim te madh ne forcen dhe paraqitjen time fizke.”

(kuriozitete.net)

No comments:

Post a Comment