Si mund ta firmosë Obama një dekret në SHBA kur është në Francë?

Presidenti Obama ka firmosur të shumëdebatuarin Patriot Act, që ka hyrë në fuqi pak përpara përfundimit të afatit, duke zgjeruar masat anti- terrorizëm, të vendosura pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Obama nuk e firmosi vetë këtë dekret, për shkak se ai ishte 3725 milje dhe gjashtë zona kohore larg në Francë në takimin e liderëve të G8. Por në vend të tij u përdorur një auto-stilolaps presidencial.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti ka aprovuar përdorimin e auto-stilolapsit, që është një makineri që mban një stilolaps dhe që nënshkruan me firmën e Obamës.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment