Ahtisari: Uroj qasje të re të Serbisë ndaj Kosovës.

Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, shpreson se arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Ratko Mlladic, do të shënojë një fillim të ri për Serbinë.Në një deklaratë të publikuar në web-faqen e Nismës për Menaxhimin e Krizave, president i së cilës është zoti Ahtisari, ai thotë se “arrestimi i Ratko Mlladicit me shpresë shënon një fillim të ri në raportet e Serbisë me vendet e saj fqinje”.

“Shpresoj se do të mund të jemi dëshmitarë të një qasjeje të re drejt shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Ahtisari.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment