Shtatë Fshehtësitë e këpuceve.

Çdo grua e di fare mirë se sa e vështirë është të gjinden këpucët e përsosura, të cilat jo vetëm se të bëjnë të dukesh mirë, por edhe duhet të jenë të rehatshme. Kur më në fund hasni në këpucë të tilla, dëshironin që ato t’i keni sa më gjatë afër vetes suaj. Shikoni disa nga fshehtësitë që i bëjnë këpucët tuaj ta kenë jetëgjatësinë.

Sapo t’i blini, dërgoni tek këpucëtari
Të gjithë e kuptojmë fjalën e urtë: “Më mirë të parandalojmë se sa të shërojmë’’, ndërsa ju mund ta keni parasysh se kjo mund të ndodhë edhe me këpucët tuaja. Para se t’i mbathni këpucët e reja, luteni këpucëtarin t’jua shtrojë disa shtresa prej gome, ngase kjo do të parandalojë që uji të futet brenda këpucës suaj, e kjo ju mundëson që ato t’i mbathni edhe gjatë ditëve me shi. Nëse uji nuk futet brenda këpucëve tuaja, kjo do të thotë se ato do t’i keni pranë vetes në gjendje më të mirë dhe më të gjatë.



Rregullojeni madhësinë!
Kurrë mos u dorëzoni nga një palë këpucë fantastike, vetëm se janë pakëz më të ngushta apo për një numër janë më të mëdha. Nëse këpucët janë të ngushta, ato mund të rregullohen që të jenë të përshtatshme, e edhe tek madhësia kjo mund të rregullohet dhe do të dukeni për mrekulli. Rezultatet më të mira arrihen tek këpucët e rrafshëta. Nëse këpuca juaj është shumë më e madhe, vendosni një shtresë, e cila do ta zvogëlojë brendësinë e saj.

- Shumica e konsumatorëve blejnë këpucët në zbritje, pa i provuar fare, e më pas më shumë shpenzojnë para duke i rregulluar ato. Pra kujdes, edhe pse janë në zbritje, një provë nuk ju merr shumë kohë.



Mbrojtja nga kushtet klimaterike
Në sezonin e shiut apo borës, pothuajse çdo ditë spërkatini këpucët tuaja me sprej. Natyrisht, nëse janë të ndotura, e po ashtu me këtë rast largoni edhe kutinë e këpucëve gjatë spërkatjes.



Ndërroni takat

Nëse adhuroni takat e larta, por nuk dëshironi që ecja juaj të krijojë zhurmë nëpër korridore dhe rrugë, ndërroni takat apo shtresën e fundit. Taket zakonisht ‘shpenzohen’ pas mbathjeve të shpeshta dhe do të ishte e domosdoshme që shtresat të ndërrohen.



Këpucët t’i ruani në kuti

Kur këpucët të vendosen në dollap njëra me tjetrën, pos se mund të ndyhen, ato edhe mund të dëmtohen. Më së miri do të ishte të përcaktoheni për kutitë dhe aty ruhen më së miri. Këpucët kurrë mos i mbani në ambiente tepër të ftohta apo të ngrohta. Kjo vlen sidomos për këpucët prej lëkurës.



Diçka mund të bëni edhe vetë

Nuk ka nevojë për secilën imtësi ta vizitoni këpucëtarin, ngase disa përmirësime mund t’i bëni edhe ju vetë. Disa shenja mund të largohen me ujë dhe uthull, ndërsa ato këpucë të lëkurës që e kanë humbur shkëlqimin, mund t’jua ktheni përsëri me pastrim dhe përgatitje të veçantë.



Nganjëherë nuk ka shpëtim

Pa marrë parasysh se sa i keni adhuruar një palë këpucë, nganjëherë vjen koha se duhet të përshëndeteni me to. Lëkura e çarë, jo vetëm se duket keq, por mund të jetë e dëmshme edhe për shputën tuaj. Disa dëmtime të vogla mund t’i rregulloni ju vetë, por, natyrisht se ka disa kufij, kur këpucët tuaja nuk mund të rregullohen dhe duhet t’i hidhni.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment