SHBA, Misisipi mbushet plot

 Autoritetet amerikane kanë nisur procedurat për të hapur barrierat e Morganzës, përgjatë Misisipit të mbushur plot, për të shmangur përmbytjen në Nju Orlins dhe Bejton Rug.



Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane, sipas të cilave rreth 25 mijë persona po bëhen gati të braktisin shtëpitë e tyre.

Hapja e barrierave, masa e parë e këtij lloji në 38 vjet, pritet të ulë presionin e ujit në lum, por nga ana tjetër do të shkaktojë përmbytjen e mijëra hektarëve në fshatra.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment