Serbia: S’po shqyrtojmë ndarjen e Kosovës

Beogradi zyrtar ka hedhur poshtë zërat që qarkullojnë kryesisht në shtypin ballkanas se po shqyrton ndarjen e Kosovës.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajlovic ka deklaruar se cdo propozim i shprehur nga politikanët serbë për ndarjen e Kosovës ka qenë privat dhe jo zyrtar.

“Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e ka diskutuar cështjen e ndarjes së Kosovës dhe asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë forum për ta diskutuar atë”, ka pohuar Mihajlovic.

“Politika e qeverisë ndaj Kosovës nuk ndryshon dhe të gjitha deklartat lidhur me ndarjen mund të interpretohen vetëm si mendime private”, ka shtuar ai.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment