Aleanca Kuqezi shtrihet jashte vendit

Perfaqesuesit e Aleances Kuqezi njoftuan diten e sotme se eshte krijuar Aleanca Kuqezi ne emigracion. Shume shpejt dege te Aleances Kuqezi do te ngrihen ne te gjitha shtetet e Evropes dhe SHBA-ve ku ka komunitet te shqiptareve.

Ate qe nuk ka arritur ta bejne shume instutucione publike, synon ta bej Aleanca Kuqezi duke i dhene te drejten e perfaqesimit edhe shume shqiptareve, te cilet edhe pse jetojne larg vendlindjes se tyre, vazhdojne te gezojne te njejtat te drejta juridike dhe morale si te gjithe shqiptaret e tjere qe jetojne brenda kufijve.

Diten e sotme, dhjetra aktiviste te Aleances Kuqezi organizuan nje tubim ne qytetin e Parmes, ne Itali. Aktivistet dolen ne mbeshtetje te nismes ligjore te Aleances Kuqezi dhe kundershtuan procesin e regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Ne kete tubim, aktivistet e Aleances Kuqezi mbanin panfleta ku shkruhej se “Kombesia nuk shitet” si dhe bene thirrje per mbrojtjen e interesave kombetare.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment