Premierliga, një vend shtesë në Europa League

Premierliga ka fituar një vend shtesë në Europa League si fitues i renditjes Fair Play.
Siç qëndrojnë tani, Fulham dhe Tottenham janë në pozitën e dytë prapa Chelseas, por nëse skuadra e Harry Redknappit mban pozitën e pestë aktuale në Premierligë, atëherë skuadra nga Cottage mund të kthehet në garë ku arriti në finale më 2010.

Nëse Fulham përfundon i dyti prapa Chelseas në ligën Fair Play, atëherë vendi i garantuar për Europa League është i tyre. Anglia, Norvegjia dhe Suedia kanë marrë nga një vend shtesë për shkak të sjelljes së skuadrave të tyre në garat evropiane dhe një ekip do t’i bashkohet rrethit të parë kualifikues për sezonin e ardhshëm.

Përveç kartonëve të verdhë dhe të kuq, renditja merr për llogari vlerësimet nga zyrtarët e UEFA në kritere si loja pozitive, respekti për kundërshtarin, gjyqtarin dhe sjellja e tifozëve e drejtuesve të klubit.

“Tri asociacione kanë marrë nga një vend shtesë në Europa League, Anglia, Norvegjia dhe Suedia. Nëse skuadra e parë tashmë është kualifikuar për një garë evropiane, atëherë në vend të tyre kalon përcjellësi i parë, i dytë, i tretë ose i katërti”, thuhet në komunikatën e UEFA-s.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment