Rrëzohet kërkesa për lirimin e Luan Marës

Gjykata e shkallës së parë në Berat ka refuzuar kërkesën për lirimin e shtetasit Luan Mara i dënuar me burgim të përjetshëm.

Disa ditë më parë Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar vendimet e mëparshme të gjykatave për këtë rast dhe ka kërkuar rishqyrtim.

Në bazë të këtij vendimi, avokatët e të dënuarit kanë kërkuar lirimin por kjo kërkesë është refuzuar.

Avokatët kërkuan rrëzimin e provave të paraqitura nga Prokuroria në dënimin e tij por me kërkesën e prokurorit i dënuari u la sërish në burg.
(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment