Hiri vullkanik anulon 150 fluturime në Gjermani

Reja e dendur e hirit të vullkanit Grimsvotni që është riaktivizuar në Islandë, ka arritur sot në veriun e Gjermanisë, duke shkaktuar pengesa në trafikun ajror.

Aeroportet e Hamburgut dhe Bremenit janë mbyllur dhe pritet që gjatë ditës të mbyllet edhe ai Berlinit.

Zëdhënësi i kompanisë kryesore të fluturimeve në Gjermani, Lufthansa, ka thënë se vetëm gjatë ditës së sotme do të anulojnë 150 fluturime.
Një ditë më parë janë anuluar gjithsej 500 fluturime në Evropë. Aeroportet e Britanisë së Madhe ishin ato më të prekurat nga retë vullkanike.

Vitin e kaluar, një re hirit nga një tjetër vullkan i Islandës, shkaktoi pengesa të mëdha në trafikun ajror, derisa mijëra fluturime ishin anuluar për javë të tëra duke u shkaktuar kompanive të fluturimit dëme të mëdha ekonomike.

Megjithatë, sipas ekspertëve të Komisionit Evropian, hiri i vullkanit Grimsvotn, nuk pritet që të shkaktojë një kaos të ngjashëm.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment