Greqi, vrasja e grekut shqiptari i ngre kurth ne Facebook

Një shqiptar 26 vjecar arrestohet për vrasjen e një greku, për arsye xhelozie.
Shqiptari dyshonte se 31 vjecari grek kishte marrëdhënie dashurie me ish të dashurën e tij dhe për ta vërtetuar këtë përdori facebook-un. Ai hapi në facebook një profil të rremë dhe futi në kurth 31 vjecarin.

31 vjeçari grek u gjet i vrarë një vit më parë 40 kilometra larg Athinës pranë një restoranti në makinën e tij. Viktima u gjet i ulur në vendin e shoferit, i përkulur mbi timon me plagë të shkaktuara nga një armë tip pistoletë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas dëshmitarëve, viktimës i ishte zënë pritë nga 26 vjecari dhe 2 të tjerë. Pasi ndaloi makinën 31 vjecari priste të takonte vajzën me të cilën kishte komunikuar në fb, por në këtë moment 26 vjeçari iu afrua dhe zbrazi pistoletën në trupin e tij.
Shkak, sipas policies, ishte xhelozia patologjike e 26 vjeçarit shqiptar, i cili besonte se ish e dashura e tij, kishte marrëdhënie seksuale me grekun.
Shqiptari krijoi një profil femre në facebook, duke përdorur ndihmën e së dashurës 23 vjeçare, e cila me fjalë erotike arriti të çojë viktimën në kurthin vrasës.
Pasi hetimeve një vjecare, 26 vjeçari shqiptar u gjet të dielën pasdite në plazhin e Alimos. Kur ai e pikasi se po ndiqej nga policia, u përpoq të shpëtonte duke u zhytur në det, por u kap dhe u transferua i lagur në zyrat e policisë së Athinës.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment