Polica përdorë gazlotsjellës

I plotësuar-Policia e Kosovës ka ndërhyrë në protestën e Vetëvendosjes, duke përdorur edhe gaz lotsjellës, në tentim të largimit të tyre nga pjesa ku ndodhet Qeveria. Po ashtu mësohet se ka të arrestuar nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje si dhe të lënduar edhe nga radhët e Policisë.

I plotësuar- Aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh kanë nisur të thyejë makinat zyrtare qeveritare, duke thyer xhamat e tyre, pranë ndërtesës qeveritare.

Aktivistët e Vetëvendosjes janë duke gjuajtur po ashtu me gurë dhe ngjyrë, ndërkohë disa prej tyre pasi janë lënduar janë dërguar në spital. Edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është i pranishëm në këtë aksion, si dhe të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.

Policia Speciale e Kosovës është duke i penguar aktivistët dhe deputetët e Vetëvendosjes të hyjnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, ndërkaq numri i policisë po rritet derisa pritet që Stefanovic të kryejë takimin në Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tashmë është duke u takuar me përfaqësuesin e Beogradit në dialogun me Prishtinën, Borisllav Stefanovic, mirëpo jo në ndërtesën e vjetër të Qeverisë së Kosovës, që ishte e rrethuar nga aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje po në ndërtesën e re.

Nuk ka pasur ndonjë incident gjatë hyrjes së Stefanovicit në Qeverinë e Kosovës, ndërsa aktivistë të Vetëvendosjes kanë shkuar për ta rrethuar edhe këtë ndërtesë të Qeverisë dhe po presin daljen e tij.

Pas takimit nuk pritet të ketë prononcime për media. Ndërkohë në ora 15:00, Stefanovic do të pritet edhe nga zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, njëherësh shefe e delegacionit të Prishtinës në bisedimet me Serbinë. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment