Basha: Numërimi të jetë i saktë dhe pa vonesa


Kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha kërkoi nga numëruesit e votave që të mos ndikohen nga trysnia e garës së ngushtë mes tij dhe kandidatit Rama, por të bëjnë në mënyrë të saktë, të ndershme dhe të drejtë detyrën e tyre.


"Unë kam marrë kryesimin e garës, por kjo nuk e ndryshon vendimin për të pritur numërimin e cdo vote pa vonesë dhe me transparencë", tha Basha.

Sipas tij, zëri i cdo qytetari duhet të lexohet përmes numërimit të votës.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment