Pepe: Nuk jam anti-Messi

 
Mbrojtësi fantastik i Real Madridit, Pepe, ka hedhur poshtë sugjerimet se ai është anti-krishti i Barcelonës, apo një lojtar anti-Messi siç e kanë quajtur ekspertët e futbollit.

“Nuk kam luajtur shumë për t’u quajtur i tillë. Mbajtja larg e Messit ishte rezultat i bashkëpunimit. Ne të gjithë luajtëm rolin tonë në mbajtjen e Barcelonës larg golit tonë”.

“Është e vërtetë se Messi nuk bëri shumë kur unë isha në fushë. Unë jam i kënaqur, pasi kjo ishte shenjë e punës së mirë”, ka thënë Pepe. 


(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment