Sistemi antiraketë Ukraina kërkon bisedime me Rumaninë e SHBA

 
Ukraina kërkon konsultime me Bukureshtin dhe Uashingtonin për dislokimin në Rumani të elementëve të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraketë, deklaroi sot ministri i Jashtëm ukrainas, Kostyantyn Gryshchenko.

"Ne konsiderojmë se kjo politikë duhet të synojë forcimin e sigurisë të gjithë Europës dhe duhet të marrë parasysh të gjitha aspektet politike të kësaj çështjeje", bëri të ditur Gryshchenko në një konferencë shtypi në Bukuresht.

"Ne shprehim interesin tonë për konsultime si me partnerët tanë rumunë ashtu edhe me partnerët amerikanë", nënvizoi ai duke iu përgjigjur një pyetje në këtë drejtim.

Ukraina ndan një vijë të konsiderueshme kufitare me Rumaninë.Bukureshti dhe Uashingtoni mbyllën në fillim të majit bisedimet për dislokimin në Rumani të interceptorëve antiraketë, duke këmbëngulur në karakterin totalisht mbrojtës të këtij sistemi. Sipas marrëveshjes, 24 interceptorët e tipit SM-3 pritet të instalohen në një ish-bazë ushtarake rumune, Deveselu (jug), e ndërtuar afro 60 vjet më parë me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment