Maliq, eksploziv në shtëpinë e kryebashkiakut

 
Kërcënohet kreu i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu. Sipas policisë në shtëpinë e kryebashkiakut është gjetur një lëndë plasesëse, e cila nuk është verifikuar ende plotësisht.

Mësohet se lënda plasëse nuk ka shpërthyer për shkak se shiu ka lagur fitilin. Ende nuk ka të dhëna të plotë lidhur me ngjarjen apo të dhëna mbi personat të cilat kanë vënë lëndën plasëse pranë shtëpisë së kryebashkiakut të Maliqit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ku janë duke kqyrur me imtësi vendin. Topçiu është përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa sapo ka fituar mandatin e katërt në krye të kësaj bashkie.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment