Zgjedhjet raportohen në PE Kukan:S'u tregua maturi politike Chountis:Procesi tejet kompleks

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Europian debatoi sot për raportin e delegacionit ad hoc që ndoqi nga afër procesin e votimit më 8 maj në Shqipëri. Gjatë raportimit kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për vendet e Europës Juglindore,Eduard Kukan nuk fshehu pesimizmin dhe zhgënjimin për përmirësimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga stanjacioni politik ku ndodhet edhe pas zhvillimit të zgjedhjeve të 8 majit.

Kreu i delegacionit që vizitoi Shqipërinë nga data 6 deri në 9 maj, vlerësoi si të qetë dhe të rregullt ditën e votimit, ku prezenca e ndërkombëtarëve ishte jetike por “pas ditës së votimit pati një përkeqësim të situatës.”- vlerësoi Kukan duke prezantuar situatën postzgjedhore me kërkesën e kandidatit të koalicionit Aleanca për Qytetarin“ Basha për rinumërimin e votave të hedhura gabimisht në kutitë e gabuara.

“KQZ mori vendimin 4 me tre që shkaktoi debate. Situata politike u tensionua shumë, sidomos pas vendimit për të rinumëruar votat kur opozita nisi protestat dhe u largua nga parlamenti.”- deklaroi Kukan duke raportuar se "delegacioni i BE-së, dhe 3 ambasadorët,i SHBA, BE, e OSBE po vazhdojnë të bëjnë diplomaci me dyer të mbyllura me liderët e dy partive politike duke u kërkuar vetëpërmbajtje."
Duke raportuar se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar akoma dhe vendimi përfundimtar do të jepet nga Kolegji Zgjedhor Kukan tha :
"Te gjithë e dimë se situata në Shqipëri për një kohë të gjatë është përfshirë nga mosbesimi politik dhe polarizimi politik. Pjesëmarrja e lartë tregoi se njerëzit kujdesen dhe e duan të ardhmen e tyre. Këto zgjedhje duhej të na kishin treguar maturi politike dhe aftësinë e tyre për të zhvilluar zgjedhjet sipas standardeve.
Fatkeqësisht, fatkeqësisht impresioni im është që përkeqëzimi i situatës në zgjedhje na tregoi edhe një herë problemet e gjata në politikë e në proceset në Shqipëri. Kjo është një paaftësi për të pasur një dialog politik dhe për të gjetur një zgjidhje konsensuale dhe për të rënë dakord në parimet kryesore demokratike."

"Kam frikë se zgjedhjet nuk do të ndihmojnë Shqipërinë për të tejkaluar staniacionin politik. E di se dukem pesimist por mendoni sikur të vazhdojë më gjatë ky stanjacion politik. Do isha më i lumturi në botë nëse dal gabim, dhe unë i uroj më të mirën Shqipërisë. Këto probleme duhen lënë për ekspertët, por stabiliteti apo destabiliteti i një vendi do të jketë në duart e partive politik dhe liderët politik. Në këtë situatë PE duhet të flasë në një zë dhe ky zë duhet të jetë i kordinuar si në Komisionin Europian dhe në Këshillin Europian dhe ne duhet të kemi parasysh interesin e vendit dhe njerëzit e tij, sepse jam i bindur se populli shqiptar meriton shumë më tepër ."- deklaroi Kukan.

CHOUNTIS: PROCESI KOMPLEKS, S'KAM PARE NDONJEHERE
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Nikolaos Chountis, i cili ishte edhe ai pjesë e delegacionit bëri thirrje për ndërhyrje për zgjidhjen e situatës së tensionuar duke paralajmëruar se mund të krijohet një situatë shpërthyese.
„Procedura elektorale ishte shume komplekse, unë s’kam parë ndonjë here kaq komplesitet por mendoj se nuk është këtu problemi, por tek problemet që ka politika.
“Do të rekomandoja që të thjeshtëzohet procesi elektoral pasi kjo do të përsëritet dhe tensionet nuk do të largohen asnjëherë ndërsa rezultati do të kontestohet.”- tha Chountis.
Ai raportoi dhe problemet gjatë procesit të votimit, si atë të votimit familjar, ashtu dhe të bojës e cila hiqet shpejt nga gishti.

„Konkluzioni im është se në Shqipëri duhen të bëhen hapa të mëtejmë për të kaluar përçarjet, familjet dhe klanet fitojne mbi të gjitha dhe shumë përpjekje duhen bërë për të tejkaluar përpara në një shoqëri civile.“

„Ka pasur postera- vazhdoi Chountis- që të shmangin votimin familjar. Mund të duket e çudithshme për vendet e BE por në praktikë ajo cfarë kemi parë është një rast specific. Dhe na thanë se ka ndodhur më shpesh.
Chountis raportoi gjithashtu se kishte qenë vetë ai që kishte vërtetuar se „shenja e gishtit ishte shume e lehtë për tu hequr, c’ka do të thoshte se nëse do të doja unë mund të votoja sërish“- tha Chuntis duke shtuar se „Kam foto që mund t’i tregoj“ .

BOSHTINARU: KQZ VEPROI ME BAZA LIGJORE TE PAQARTE
Eurodeputeti Viktor Boshtinaru citoi raportin e OSBE-ODIHR sipas të cilit baza ligjore për hapjen e kutive me votat që ishin hedhur gabim ishte e paqartë.
“Herën e kaluar kur socialistët kërkonin hapjen e kutive Berisha tha se është e papranueshme sepse nuk e lejon Kushtetuta. Rroftë Kushtetuta duhet ta pranojmë por tani duket se ky nuk është rasti. Në një qendër votimi u gjetën më shumë fletë votimi se sa votues. Si është e mundur që kjo mrekulli të ndodh në Tiranë?”- tha Boshtinaru.
Ndërkaq deputetë të tjerë kërkuan që të paktën sistemi gjyqësor të funksionojë në Shqipëri sepse përndryshe do të ishte e kotë që të flisnim për anëtarësim në Bashkimin Europian.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment