Nafta nën 109 dollarë për barel

Çmimet e naftës kanë rënë të enjten nën 109 dollarë për barel, për shkak të rënies së besimit të investuesve se ngadalësimi i rritjes së ekonomisë së SHBA-ve do të zvogëlojë kërkesat për naftë.
Nafta e lehtë për dërgesat e qershorit janë më të lira për 50 centë dh kushtojnë 108,74 dollarë për barel. Në Londër, brendi i Detit Verior ka rënë për 30 centë në 120,81 dollarë.

Në mesin e javës së kaluar java kishte prekur shkallën më të lartë në 30 muajt e fundit prej 114 dollarë për barel.

Analistët vlerësojnë se lufta në Libi dhe trazirat në vendet tjera të Lindjes së Afërme kanë shtrenjtuar për rreth 30 dollarë çmimin e naftës për barel dhe se pas qetësimit të situatës, çmimet do të kthehen në kuadër të OPEK-ut prej 70 deri 90 dollarë për barel.

No comments:

Post a Comment