BE me pako për Portugalinë

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë përfunduar përgatitjet për paketën e shpëtimit për Portugalinë e zhytur në borxhe, në vlerë prej 78 miliardë eurosh.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian deklaroi në Lisbonë se unioni është i bindur që programi i shpëtimit vë bazën për forcimin e ekonomisë portugeze.

Më parë qeveria e pakicës në detyrë dhe partitë e opozitës kishin miratuar paketën e ndihmës.

Në qershor në Portugali do të zgjidhet parlamenti i ri. Priten ndryshime në qeverisjen e vendit.

Pas Greqisë e Irlandës, Portugalia është shteti i tretë i euros që merr ndihma nga unioni.

No comments:

Post a Comment