Messi: Finalja e LK më e rëndësishme se Pichichi.

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit sikur të ishte ndeshja e tij e fundit në jetë.


“Do të dal dhe do ta luaj këtë ndeshje sikur të jetë e fundit. Është një ndeshje e veçantë dhe unë kam kujtime të mira nga finalja e Romës para dy vitesh”.

“Do të luajmë ndaj një rivali të madh që ka lojtarë të shkëlqyer, siç është Wayne Rooney dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e barabartë. Nuk ka favoritë në finale. Cilado skuadër mund të fitojë. Këto ndeshje vendosen nga detajet e vogla”, ka thënë argjentinasi.

Ai ka folur edhe për rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili ka regjistruar 40 gola në La Liga duke thyer rekordin dhe duke fituar trofeun Pichichi këtë sezon.

“Do të më pëlqente ta fitoja Pichichin, por Cristiano ka shënuar shumë gola në ndeshjet e fundit. Unë e uroj, por ajo që është me rëndësishme është ta fitojmë finalen. Mua më pëlqejnë më shumë trofetë e skuadrës”, ka shtuar Messi.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment