KQZ shpall rezultatin final Lulzim Basha zyrtarisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës

Në 8 maj kryeqytetasit iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre, por u deshën plot 15 ditë me debate, protesta, kontestime e akuza për tu shpallur rezultati përfundimtar i Tiranës.

Më 23 maj në orën 23:04 KQZ i dha fund pritjeve duke shpallur fitues kandidatin Lulzim Basha me 81 vota më shumë se kandidati tjetër Edi Rama. Me 4 vota pro dhe 2 kundër KQZ i dha përfundimisht miratimin kandidaturës së Bashës.

Prej mbrëmjes së sotme Lulzim Basha është kryebashkiaku zyrtar, edhe pse PS e ka ankimuar cështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet të japë verdiktin e tij, në favor të Bashës apo Ramës.

KQZ, SHPALL LULZIM BASHËN SI KREUN E RI TË TIRANËS
Ora 23:04 Me katër vota pro dhe dy kundër KQZ ka shpallur rezultatin përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës. Kandidati demokrat Lulzim Basha është zyrtarisht kreu i ri i bashkisë së Tiranës me 81 vota me shumë se kandidati i PS Edi Rama.

REPLIKA GJONCAJ-RISTANI
Ora 22:51 Përfaqësuesi i PS Gensi Gjoncaj ka replikuar me kraun e KQZ Arben Ristani duke i thënë se tashmë cdo shqiptar është i lirë të kandidojë për kryetar bashkie pasi aim und të shpallet fitues nga tavolina e KQZ.
‘Pas kësaj që keni vendosur dhe do të vendosë pas disa minutash cdo kush në këtë vend ka të drejtë të kandidojë dhe të bëhet fitues jo me votën e popullit por në tavolinë. Gjithcka ca kishte synim në këto 5 ditë mbledhje ishte ndryshimi i vendimit për Tiranën.
Ndërkohë kreu i KQZ Arben Ristani tha se KQZ po përpiqet të pasqyrojë vetëm realitetin. ‘Marrja e rezutatit në tavolinë është kur përdoren truke procedurale për të ndryshuar realitetin, ne po pasqyrojmë realitetin, por ju nëpërmjet trukeve procedurale doni të ndryshoni rezultatin’,- theksoi Ristani

GJONCAJ: E VETMJA KOPETENCË E KQZ TË BËNTE SHUMATOREN E 11 KZAZ
Ora 22:40 Pas anullimit të kërkesës së PS për të shtyrë shüpalljen e rezultatit përfundimtar për Tiranësn përfaqëusesi i PS në KQZ Genci Gjoncaj ka marrë fjalën duke rënditur shkeljet që KQZ ka kryer me këtë vendim.
‘Jemi në përfundim të një procesi për përfundimin e tabelës për Tiranën. Ky proces ka ardhur në shkelje të hapur të ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Teksa dëgjova diskutimet e anëtarëve të KQZ se tashmë në do bëjmë aritmetikën e rezultateve, kjo është detyra e KQZ, por pse nuk e bëtë kur duhet, kjo duhet të ishte bërë dhe kjo është ajo që kemi kërkuar, më së fundi KQZ u bind se duhet të bënte vetëm aritmetikën e rezultateve të 11 KZAZ’,- deklaroi Gjoncaj.
Ndërkohë që Gjoncaj renditi shkeljet që sipas saj gjatë këtij procesi ka kryer KQZ me vendimarrjen e saj.
“Ky është një process që nuk mund të marrë vendimin për një process të rregullt ligjor. Ai ka sjellë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor se ka ndryshuar tabelat e rezultateve, është ndërhyrë pa procedurë ankimore duke ndryshuar tabelat e rezultateve të Tiranës dhe duke ndryshuar vendimet e tyre, duhet të sjellë në veëmednje se vendimmarja e deri tanishme e KQZ është marrë me 4 vota pro pa korumin e përcaktuar nga KQZ që e bën të pavlefshme vendmimarrjen e saj . KQZ nuk ka pasur asnjë kopetencë për të ndryshuar vendimmarjen e KZAZ, pasi e vetmja kopetencëe ka qënë tabela përmbledhëse të madhe për Tiranën. E vetmja kopetencë e KQZ të bënte shumatoren e 11 kzaz. Ky vendim ka ardhur për arsye se KQZ përcaktoi rregullat për përgatitjen e rezultatit të Tiranës. Ju po ndryshoni rezutlatet e KZAZ. Ka ardhur përsëri me përcaktimëet ligjore se me vendimarrjen e saj janë rivlersuar sit ë vlefshme votat e shpallura të pavlefshme’,- theksoi Gjoncaj.

GJONCAJ: DUA TË RISHIKOJ MATERIALET QË KENI NDRYSHUAR NË TABELËN PËRMBLEDHËSE
Ora 22:37- Përfaqësuesi i PS-së Genc Gjoncaj kërkoi në mbledhjen e KQZ-së të rishikojë materialet e ndryshuara aktualisht në tabelën përmbledhëse, pasi sipas tij nuk i ka këto të dhëna që ia garanton ligji.
“Duke qenë se do shpallni rezultatin përfundimtar, duke qënë se janë bërë ndërhyrje në tabelën përmbledhëse dua të rishikoj materialin e ndryshimeve që keni bërë në tabelën përmbledhëse”, tha Gjoncaj.
Kryetari Ristani nuk e miratoi edhe këtë kërkesë.

KQZ , RRËZON KËRKESËN E PS PËR ANULLIMIN E SHPALLJES SË REZULTATIT PËRFUNDIMTAR
Ora 22:29 KQZ me 4 vote pro dhe 2 kundër ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të PS për të pezulluar vendimin për shpalljen e vendimit përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës.
Sipas kreut të KQZ kërkesa e PS është e pabazuar në ligj dhe jo logjike.
‘Lidhur me kërkesën për pezullimin e shqyrtimit nuk mund të kemi një mendim tjetër, kërkesa është e pa bazuar në ligj dhe pa arsyetim logjik. Nuk po zgjidhim një mosmarrëveshje dhe ta zgjidhim, por po ushtrojmë vendimarrjen tonë. Kërkesa juaj është alogjike, pasi i keni kërkuar gjykatës të ndërpresim një vendim, ta ndërpresim shpalljen e rezultatit derisa gjykata ta marrë vendimin është alogjike’, -nënvizoi Ristani.

SUBASHI: KU JANË TABELAT PËR CDO QENDËR VOTIMI?
Ora 22:27- Teksa KQZ-ja pritet të shpallë rezultatin për Tiranën mbledhja shoqërohet me debate. Nënkryetarja Subashi deklaron se ajo nuk ka në tryezë ne saj rezultatet e 854 qendrave të votimit ashtu sic rekomandon neni 123.

“Neni 123 kërkon që të jenë të pasqyruara të gjitha qendrat e Tiranës, pra të pasqyrohen tabelat e cdo qendre votimi. Është hera e parë që KQZ shpall një rezultat pa pasur tabelat e grupeve të numërimit në KZAZ. Problemi është që unë dua të shikoj tabelat. Dua të shikoj këto materiale”, tha Subashi.

ZGURI: KA RRUGË LIGJORE PËR TË KUNDËRSHTUAR
Ora 22:24 Klement Zguri anëtar i KQZ tha se vendimi për shpalljen e Tiranës duhet të merret, më pas cdo subkjekt mund të ankimojë vendimin e KQZ.‘Merret një vendim kundër, por pasi vendimi merr formë nuk mund të kundërshtohet. Cdonjëri ka detyrim për ta kundërshtuar. Ka rrugë ligjore për tu ankuar në Kolegj. Në të kundërt jemi të detyruar për të respektuar vendimin e KQZ',- tha Zguri.

SUBASHI: DUA 24 ORË PËR TË PARË SHIFRAT
Ora 22:16 nëkryetarja e KQZ ka kërkuar 24 orë kohë për të parë tabletat e 11 njësive në kryeqytet nga të cialt do të shpallet rezultati përfundimtar për kreun e bashkisë së Tiranës.
“Pak ditë më parë kam kërkuar njerrjen e tabelës së KZAZ 49. Më cudit fakti se vetëm për gjysëm ore na vijnë tabelat për 11 njësi që askush nuk i ka parë. Shikohet njëanshmëria në rezultatin e Tiranës dhe në shqyrtimin e mbledhjeve, dua 24 orë për të parë shifrat’,- deklaroi Subashi.

GJOCAJ: KQZ ËSHTË PADITUR NE GJYKATË DHE NUK DUHET TË SHPALLË REZULTATIN
Ora 22:11 Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ në u kërkoi kreut të këtij institucioni që të mos shpallë vendimin përfundimtar për Tiranën pasi KQZ është e paditur në Gjykatën e Apelit dhe nuk mund të marrë një vendim të tij ndërkohë që ka një padi ndaj saj.
‘Jemi përpara faktin se KQZ është paditur në gjykatën e Apelit në Kolegjin Zgjedhor në Tiranë. Pra kjo cështje është objekt shqyrtimi dhe kj cështje nuk mund të vendoset ndërkohë që është në shqyrtim nga ana e gjykatës. Ekzistion ky moment procedurial dhe duhet të mbahet parasysh nga KQZ përderisa kjo cështje i është drejtuar gjykatës’,- deklaroi Gjocaj.

KQZ SHPALL TABELËN PËRMBESHËSE PËR TIRANËN, BASHA NË AVANTAZH ME 81 VOTA
Ora 22:00 KQZ ka ndryshuar tabelën e saj përmbledhëse të rezultateve për Tiranën në faqen e saj on-line. Kjo tabelë pritet që të miratohet në mbledhjen që KQZ ka parashikuar në orën 22:00. Nga kjo tabelë kandidati i PD Lulzim Basha ka marrë 124786 vota, kandidati I PS Edi Rama ka marrë 124705 vota, Hysni Milloshi I PKSh ka marrë 1394 vota. Në tabelën përmledhëse të KQZ Basha është në avantazh me 81 vota. Sipas KQZ ne kryeqytet ka gjithsej 250 880 vota të vlefshme për Tiranën, Nga këto vota KQZ pritet të miratojë vendimin për Tiranën.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment