Google Voice, fatura më të mëdha për konsumatorët.

Klientët e Sprint të cilët kanë integruar një numër Google Voice me planet e tyre, kanë për të përjetuar një tronditje të rëndë nga fatura.


Sipas Google, një problem me procesin e integrimit i shkakton numrit të Google Voice që të trajtohet sikur i përket një përdoruesi tjetër.

Problemi duket se prek klientët të cilët kanë plan komunikimi falas ndërmjet dy celularëve.

Njerëzit të cilët përdorin numrin e tyre Google Voice në planin familjar të Sprint, kanë vënë re se minutat e tyre falas janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment