Mbajti premtimin për një dekadë…

Një mësues i shkollës së mesme u betua se nuk do të hiqte mjekrën deri sa Osama Bin Laden të kapej dhe të paguante për krimin e 11 Shtatorit. Ai mendoi se kjo punë do të ishte vetëm çështje muajsh. Kështu, Gary Weddle, 50 vjeç, kur mori vesh se lideri i Al Kaedas është vrarë, ka qenë njeriu më i lumtur.
Për thuajse 10 vite, mësuesi i shkencës nga Washington, ka mbajtur mjekrën e tij të thinjur që arriti deri tek gjoksi i tij. Sigurisht që me këtë ndryshim mund t’i bashkohej grupit muzikor “ZZ Top”, si dhe ironikisht bëri që t’i ngjante Bin Ladenit.

“Pesë minutat e para i kalova duke qarë dhe pastaj nuk munda ta hiqja shpejt e shpejt”, është shprehur Weddle.

Zoti Weddle ishte duke punuar kopshtin e tij të dielën në mbrëmje, kohë kur një koleg i telefonoi për t’i transmetuar lajmin.

Weddle pasi pa lajmet shkoi me menjëherë në banjo për të ruajtur “krijimin” e tij.

Miqtë dhe komshinjtë kanë kthyer kokën nga shtëpia e tij për të parë çastin simbolik.

No comments:

Post a Comment