Kadafi dhe dora e tij e hekurt

Shumëkush, pyet veten këto ditë, se si është e mundur, libianët të sulmojnë në mënyrë kaq çnjerëzore, libianë. Mirëpo, jo gjithnjë fenomenet janë ashtu siç i shohim. Dhe në rastin e Libisë, kemi të bejmë me një fenomen të veçantë. Sikurse bëhet e njohur, nga media prestigjioze arabe të cilat njohin fare mirë gjendjen e krijuar atje, Muamar Kadafi e ka mbështetur dhe mbështet pushtetin e tij të përgjakshëm, jo vetëm tek të bindurit dhe sahanlëpirësit e tij, por edhe tek vlera e dollarëve që fiton me shumicë nga toka e pasur me naftë e Libisë. Dollarë të cilët nuk kursehet aspak, ti shpërndajë majtas djathtas për të krijuar ushtrinë mercenare e cila kaq shumë po i hyn në punë në këto momente.Ambicia e Muamar Kadafi-t ishte të krijonte Ushtrinë e Saharës, e cila parashikohej të vepronte nën urdhërat e tij. Plani i një ushtrie mercenarësh dhe të stërvitur mirë dështoi. Por marcenarët mbetën. Sipas organizatës Human Rights Solidarity, ditët e fundit mercenarët kanë arritur 30.000 dhe pagesa për secilin është 2.000 dollarë. Shpallja e kërkesave për mercenarë është bërë në disa gazeta në Nigeri. Në to shkruhej, se për çdo demostrues që do vrisnin do të merrnin si shpërblim 12.000 dollarë më tepër, sipas kanalit të njohur Al Jazeera.

Muamar Kadafi përdor njerëz të mjeruar nga vendet e Afrikës për të shtypur demostruesit e shtetit të tij. Mercenarët vijnë kryesisht nga Çadi, Mauritania, Nigeria dhe Uganda. Shumica e tyre nuk di asnjë fjalë arabisht, gjuha e përbashkët është frëngjishtja. Disa vijnë nga Ballkani, një pjesë nga Serbia, të cilët krijuan “Komitetet Revolucionare” të armatosura dhe kanë mbetur besnikë të regjimit. Nga radha nuk mungojnë dhe disa boshnjakë. Këta të fundit u rekrutuan vullnetarisht për arsye të të njëjtit besim fetar.

Dhe kështu, lumi i gjakut që po derdhet në Libi, e ka burimin tek dollarët e pashtershëm të tokës së pasur libiane.

No comments:

Post a Comment