Vepra arti me shirita prej letre

Përdorimi i letrave për krijimin e veprave të artit njihet ndryshe me emrin Quilling.
Konkretisht shiritat shumëngjyrësh prej letre, mbështillen me kujdes në forma të ndryshme dhe pastaj ngjiten duke krijuar objekte, sende etj.
Arti u bë i njohur gjatë periudhës së Rilindjes, kur murgjit dekoronin objekte të ndryshme fetare duke i mbështjellë me letra të arta.

Në vazhdimësi arti u bë më popullor gjatë shekullit të 18-të dhe 19-të nga gra që zbukuronin mobilje dhe qerinj.
Për të krijuar një objekt të tillë letrat priten në shirita dhe më pas pështillen me një vegël të posaçme. Fillimisht duket e thjeshtë por për të ushtruar dhe realizuar forma të komplikuara shumëngjyrëshe nevojiten aftësi të veçanta.

Mbi të gjitha nevojitet durim dhe praktikë.












No comments:

Post a Comment