Mancini: Tevez, largohu nëse do!


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ia ka treguar derën sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez, duke thënë se ai mund të largohet nëse dëshiron.


“Nëse unë nuk jam i kënaqur, unë do të largohem. Kështu është edhe për lojtarët. Nëse ata nuk janë të kënaqur, lirisht mund të largohen. Kur e filloni një punë, duhet të jeni të kënaqur, sepse sezoni është i gjatë dhe mund të ketë qindra probleme”.

“Carlos Tevez ka kontratë pesëvjeçare dhe mendimi im është që ai dhe çdo lojtar të qëndrojë sepse kemi një projekt të pa përfunduar”, ka thënë Mancini.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment