Moto GP, Stoner i pari në Francë


Casey Stoner me “Honda” ka mbyllur edhe raundin e tretë të provave të lira për Cmimin e Francës me kohën më të mirë.


Australiani ka përmirësuar edhe më tej kohën e tij duke e cuar atë në 1.33.815, bëjnë të ditur agjencitë e huaja të lajmeve.

Piloti tjetër i “Honda”, Marco Simoncelli, që pak sekonda para Stoner kishte kaluar vijën e finishit, u mund nga ky i fundit vetëm pak më vonë.

I treti me të njëjtën skuderi është renditur Andrea Dovizioso, që ka lënë pas shokun e skuadrës Dani Pedrosa.

Kampioni i botës në fuqi, Jorge Lorenzo, me “Yamaha”, ka zënë vendin e gjashtë, i ndjekur nga Valentino Rossi me “Ducati”.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment