Mali i Zi, anulohet zhvillimi i paradës së parë gay

 
Organizatorët anuluan sot zhvillimin e paradës së parë ''gay'' në Malin e Zi për shkak të mungesës së mbështetjes për këtë ngjarje nga ana e qeverisë së këtij vendi konservator ballkanik.

Parada Gay duhet të zhvillohej më 31 maj në kryeqytetin e Podgoricës, por aktivistët kanë vendosur ta shtyjnë në një afat të pacaktuar sepse autoritetet nuk kishin treguar angazhim për organizimin e kësaj ngjarjeje.

"Parada nuk do të zhvillohet deri në momentin që qeveria të jetë gati të na ofrojë një mbështetje të vërtetë dhe jo vetëm deklarata mbështetëse'', theksoi për gazetarët, Aleksandar Zekovic i komitetit të organizatës ''Gay pride''.

Zekovic, përveç të tjerash, kritikoi qeverinë për dështimin e emërimit të përfaqësuesit të saj në komitetin e organizatës të kësaj ngjarjeje.
Qëndrimi kundrejt homoseksualëve në Ballkan është përgjithësisht shumë i rezervuar, për mos të thënë armiqësor, por Mali i Zi, vend me shoqëri tradicionale dhe patriarkale mbetet i vendosur përsa i përket kësaj çështjeje.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment