Barcelona zbulon fanellat e reja

Barcelona mund të luajë ndaj Real Madridit në Bernabeu me fanella të zeza, në kontrast me ngjyrën e bardhë të fanellave të Real Madridit, pas lansimit të fanellave të reja për sezonin 2011/2012.



Ky është një ndryshim i madh për skuadrën nga Camp Nou për dallim nga vitet e kaluara, ku fanellat si mysafir kanë pasur ngjyrën e gjelbër dhe portokalli. Në fanellën standarde kuq e blu shohim sponsorin Qatar Foundations, në vend të Unicef.



“Një prej ndryshimeve të mëdha këtë sezon është ngjyra e fanellës si mysafir, që për dallim nga vitet e kaluara, nuk do të jetë e çiltër. Fanella, e gjitha do të jetë e zezë. Prapa shohim një përzierje të ngjyrës së zezë me silikonin ngjyrë hiri që është dizajn i njëjtë sikur në një pjesë të flamurit katalanas”, shkruan në komunikatën e klubit nga Camp Nou. 



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment