Remontet, ja zonat që s’do kenë drita

 
CEZ-shpërndarje dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të kryejnë secila remonte përkatëse në rrjetet që kanë nën administrim dhe, për këtë arsye, sot dhe nesër do të ketë kufizime në disa pjesë të vendit. Remontet e CEZ do të shtrihen në zona të veçanta të Tiranës, Kavajës, Bulqizës, Shkodrës, Cërrikut apo Pogradecit. Oraret në të cilat CEZ do të kryejë këto remonte do të jenë nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në orën 15:00. Për disa zona ndërprerjet e energjisë do të jenë të alternuara, ndërsa për disa të tjera jo. CEZ njofton se këto remonte janë të nevojshme për të përmirësuar rrjetin e shpërndarjes. Ndërkaq, edhe OST do të kryej riparime në linjën 110 kv Rashbull-Kavajë. Për këtë arsye, Komuna Golem dhe rrethinat do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00-15:00.

Zonat

• Babrru-Tiranë
• Kavaja dhe rrethinat
• Krastë-Bulqizë
• Velipojë-Shkodër
• Kalimash-Krumë
• Pogradec
• Cërrik

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment