Lima: Porto nuk është e pamposhtshme

 
Sulmuesi i Bragas, Lima, ka thënë se ata mund ta mposhtin Porton në finalen e Europa League që zhvillohet të mërkurën mbrëma në Dublin.

“Porto nuk është e pa mposhtur. Që të dyja ekipet e meritojnë finalen. Unë vetëm shpresoj që të arrijmë nivelet sikur ndaj Liverpoolit dhe Dynamo Kievit”.

“Ne të gjithë e dimë çfarë bëri Porto këtë sezon, ata janë përplot lojtarë klasi, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm, ndërsa ne e dimë se do të jetë e vështirë të fitojmë. Por, ne jemi përballur me ekipe të forta këtë sezon dhe kjo ndeshje nuk do të dallojë prej tyre”, u shpreh Lima. 



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment