Suedi, me 21 maj organizohet festivali i folkut shqiptar


Në qytetin suedez Kristianstad, më 21 maj zhvillohet Festivali i Pestë i Foklorit Shqiptar, nën organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi. Për këtë vit, organizatore e këtij festivali tradicional është Shoqata Kulturore Shqiptare "Ardhmëria".


Sipas kryetarit të Këshillit Organizativ, Sulejman Berisha, pjesëmarrjen në këtë manifestim e kanë paraqitur 14 shoqata dhe ansamble muzikore si shoqata "Nënë Tereza" nga Angelholmi, ansambli "Shqiponjat Dardane" nga Forslovi, ansambli "Shqiponja e Maleve" nga Fallkenbergu, grupi i valltarëve "Shqiponja" nga Linkopingu, ansambli "Shqiponjat e Diasporës" nga Oslo, shoqata "Ilirida" nga Halmstadi, shoqata muzikore "Collegium-Dardanum" nga Falkenbergu me grupin folklorik "Shota", amatorët e shoqatës "Iliria" nga Vaxjo, ansmabli foklorik i Shoqatës "Alba" nga Lessebo, ansambli "Bilbilat e Diasporës" nga Goteborgu dhe shoqata "Ardhmëria" nga Kristianstadi.

Për të pasuruar këtë manifestim të shqiptarëve me disa pika të zgjedhura nga programi i tyre do të paraqiten edhe tri ansamble nga grupe të tjera etnike që veprojnë në Suedi.

Kështu, krahas valleve shqiptare, do të ketë edhe pjesë nga ansambli foklorik boshnjak që vepron në Kristianstad, ai suedez nga Kristianstadi "Hembygdsgille" si dhe me ansamblin foklorik të Filipineve që vepron në qytetin e Kalmarit.
(BalkanWeb.com)

No comments:

Post a Comment