Kripa e tepërt më e rrezikshme se duhani

Italianët e konsumojnë ushqimin me tepër kripë, kjo për faktin se 9 në 10 persona çdo ditë në ushqimin e tyre, krahas sasisë së kripës së hedhur në fillim vijojnë ti shtojnë më tepër nga normalja.
Këtë fakt e vërtetojnë të dhënat e publikuara nga zyra e konsumatorit në Itali, në pjesën për konsumin e kripës dhe efektet e saj.

Sipas kësaj shoqate thuhet se me një lugë kripë me pak në ditë, mund të evitohen 67 mijë raste infarkti në vit, dhe 40 mijë raste hipertensioni, të cilat kripa i stimulon së tepërmi.

Sakaq sasia e tepërt e kripës e përdorur në ushqim do të provokonte raste më të shumta infarkti se ato që shkaktohen nga pirja e duhanit.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment