Veriu duhet të mbetet në Kosovë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO) në Kosovë, Piter Feith, detyra e të cilit është zbatim i Planit të Martti Ahtisaarit, të cilit para disa ditës i ka skaduar mandati i përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Kosovë, ka vlerësuar se vizita e shefit të ekipit negociator serb në Prishtinë, Borislav Stefanovic, është zhvillim pozitiv që kontribuon në komunikim midis Prishtinës dhe Beogradit.
Në një intervistë për gazetën beogradase Danas, lidhur me “sinjalet” e Beogradit për ndarje, Feith ka thënë ICO dhe shtetet anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtare angazhohen për integritetin territorial të Kosovës.

Feith konsideron se zgjidhja për veriun e Kosovës duhet të bazohet në tri parime - veriu duhet të mbetet në Kosovë, nuk guxon të ketë dhunë dhe në atë hapësirë nuk duhet të ekzistojë një konflikt i ngrirë.

“Konsiderojmë se në veriun e Kosovës fokusimi duhet të jetë te njerëzit që jetojnë atje. Janë të domosdoshme angazhimet e mëtejshme për t’u përmirësuar jeta e tyre me forcimin e sundimit të ligjit dhe me zbatimin e decentralizimit”, ka thënë Feith.

Sipas tij, ndonëse pika të rëndësishme të Planit Gjithëpërfshirës për veriun e Kosovës janë zbatuar, prapë ky plan sërish ka vënë në fokus të interesimit veriun e Kosovës, si “pjesë e vendit që duhet të mbajë hapin me progresin e arritur në Serbi dhe në Kosovë drejt integrimeve evropiane” dhe se ICO do të vazhdojë të punojë në detyra e veta. 
(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment